MENU
klinika

“Kosova është e gatshme të ndihmojë”

Albin Kurti shpreh ngushëllimet për popullin turk dhe sirian

06.02.2023 - 12:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin e gjashtë shkurtit që tronditi Turqinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë që tërmeti i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ngushëllime për familjet e shumta që patën humbje jete"

Tërmeti i fuqishëm, Rama: Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë