MENU
klinika

"Ngushëllime për familjet e shumta që patën humbje jete"

Tërmeti i fuqishëm, Rama: Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi

06.02.2023 - 11:33

Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen për jetët e humbura nga tërmeti i fuqishëm që goditi disa zona të Turqisë dhe Sirisë këtë të hënë në mëngjes.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se sot do të niset për në Turqi një mision shpëtimi.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:
Thellësisht i pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që patën humbje jete dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.

Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të paktën 18 pasgoditje të tjera deri më tani

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, rritet numri i viktimave