Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e flakëve të zjarrit që përfshinë banesën e tij.
“Panorama” mëson se viktima quhet Hikmet Shkëmbi dhe ai jetonte vetëm, pasi djali i tij jeton jashtë vendit.
Zjarri mësohet se është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, i provokuar nga një ngrohëse e lënë në prizë.
Viktima njihej në qytet si një njeri i alkolizuar prej vitesh dhe çdo mbrëmje shkonte i pirë në banesë. Kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e harresës së ngohëses në prizë.
Skrapar/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.