MENU
klinika

"E kemi të trashëguar"

Haradinaj mbron Kurtin: Të mos ia lëmë fajin për Asociacionin

09.02.2023 - 14:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se Albin Kurti dhe Qeveria nuk duhen fajësuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të bëhemi të sinqertë, jo pse po përballemi me Albinin t’ia lemë fajin atij për Asociacionin. Asociacionin e kemi të trashëguar si shumë çështje tjera” theksoi ai.

Sipas tij, aleatët e Kosovës po përpiqen ta ndihmojnë Kosovën që përmes planit të fundit të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare.

“Kemi kritika për Qeverinë në mënyrën se si po e menaxhon dialogun. Për mua dhe Aleancën është i pranueshëm plani franko-gjerman. I kërkoj kësaj qeverie që ta pranojë dhe mos ta refuzojë këtë plan. Ta kthejmë juridiksionin në veri dhe t’i mbajmë zgjedhjet me 26 prill. Atje nuk kemi pushtet gjyqësor, civil e as polici”, shtoi ai.

Ai shtoi se nëse rrëzohet Qeveria Kosova do të futej në një vakum institucional dhe do të etiketohej si pala bllokuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apeli i Bashkimit Evropian

“Kosova të formojë Asociacionin”

Intervistë ekskluzive, Ambasadorja e Francës

“Asociacioni s’është një “Republika Srpska” e dytë”