MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Qepa më ngre tensionin, ç’të bëj?

10.02.2023 - 11:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Desha t’ju pyes, qepa a e ngre tensionin? Se jam në merak se kur e përdor, më ngrihet tensioni.

Mjeku: Nuk dihet të ketë një lidhje mes qepës dhe ngritjes së tensionit.

Zonja është mirë që të konsultohet fillimisht me mjekun e familjes dhe pastaj ai mund ta rekomandojë tek mjeku kardiolog nëse rezulton se ka ndonjë problem me luhatjen e tensionit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.