10.02.2023 - 12:47
Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar paraditen e sotme në llogarinë e tij në Facebook foto të 22 pallateve të reja që po ndërtohen në Krujë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
“Vijon procesi i rindërtimit në Krujë, ku po ndërtohen 22 pallate të reja për familjet e prekura nga tërmeti”, shkruan Rama.
Kujtojmë se procesi i Rindërtimit ka nisur prej 4 vitesh tashmë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që humbën banesat e tyre pas tërmetit shkatërrimtar.
Tërmeti i 26 Nëntorit shkatërroi mijëra banesa në 18 zona të vendit dhe shkaktoi 51 viktima.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Duhen kontenierë të përshtatshëm"
Fushë-Krujë/ Basha: Me çadrat njerëzve po u hyn ftohti në palcë
"S' duhet humbur kohë!"
Rama nuk anulon asnjë tender, Basha bën thirrje sërish
Rama zbardh detaje
“Jo vetëm 18 zona të reja zhvillimi…”
Detajet nga projekti