Tre të nominurat e kësaj jave ishin Olta, Tea dhe Dea Mishel, ato realizuan një konferencë për shtyp.
Keisi Medini i drejtoi Olta Gixharit pyetjen: “Cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrte në nominim, nëse do të hapte Kutinë e Pandorës?”. Pa ngurrim, aktorja e njohur u përgjigj se nëse do t’i jepej kjo mundësi, do të çonte në nominim Luizin, Kiarën dhe Maestron.
Ishte Dea Mishel ajo që me fitimin e provës “Testi i Inteligjencës”, fitoi të drejtën të nominojë tre konkurrentë. Ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Efi Dhedhes dhe Kiara Titon. E ishte Efi, ajo që u eliminua nga BBV.
Luizi, Kiara dhe Efi në televotim, cili del sot – Liberale
Si “hakmarrje”, e njëjta fuqi iu dha Kiarës në Prime-in e ardhshëm. Tre emrat e banorëve që ajo zgjodhi të çojë në nominim ishin Olta Gixhari, Dea Mishel dhe Tea Trifoni.