“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Alergji apo intolerancë/ Si dallohen?
Mjeku: “Të dyja në fakt na nxjerrin në pah problematikat me ushqimin, por që janë problematika në këndvështrime të ndryshme.
Kur ne kemi një problematik me ushqimet gjëja e parë që na vjen në mendje është alergjia ushqimore, të cilat janë ato problematika shëndetësore që personi e evidenton menjëherë vetë disa minuta pas ushqimit. Pra, ti ke problematika që lidhen me skuqje rreth gojës deri në bllokim të frymëmarrjes, ç’ka mund t’i çojë pacientët deri në urgjenca mjekësore për shkak të simptomave të gjeneralizuara që ajo jep. Edhe pastaj një person i tillë, i nënshtrohet testit të alergjisë ushqimore, por në pjesën më të madhe të rasteve bëhet thjesht për ta konfirmuar, pasi mjeku i kupton.
Kemi dy lloj alergjish, ato të përkohshme, që zakonisht janë te fëmijët e vegjël, në të cilët nuk është pjekur akoma sistemi imunitar. Pra, në moshën 2-3 vjeç fillon ajo alergjia nga veza apo disa alergji të tjera ushqimore të cilat me pjekjen e sistemit imunitar, organizmi forcohet dhe ato zhduken.
Nqf se kemi ndonjë alergji ushqimore nga të rriturit, zakonisht një nga alergjitë më të shprehura është ajo nga frutat e thata apo nga farat, e cila trajtohet padyshim me mjekime anti-alergjike. Por ky ushqim hiqet nga regjimi ushqimor i personit gjithë jetën.
Ndërsa intoleranca ushqimore ka simptoma të fshehta, pra ne nuk e përceptojmë që nga konsumi i menjëhershëm i ushqimit duhet të kalojë një periudhë disa mujore deri në disa vjeçare, ku organizmi duhet të akumulojë ushqime të cilat nuk i tretë për shkak të mungesës së enzimave siç është në rastin e laktozës”, u shpreh ndër të tjera nutricionistja.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.