MENU
klinika

“Publiku ka vendosur të ikë nga Shqipëria”

“Big Brother” edhe në protestë! Mbërrin “Zarfi i Zi” për Ramën

11.02.2023 - 13:21

Partia e Lirisë, ka shfrytëzuar të gjithë zhurmën e krijuar për “Big Brother Albania VIP 2” për protestën e sotme, e cila do të zhvillohet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 12:00 për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pak më parë, Partia e Lirisë ka publikuar një video në Tik-Tok, ku të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli, pikërisht nga momenti kur moderatorja Arbana Osmani zbulon emrin e personit të eliminuar nga shtëpia.

Presim zarfin e zi për komunikimin final. Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit është…Edi Rama,”-dëgjohet në videon e publikuar në rrjetet sociale të Partisë së Lirisë.

Mesa duket “BigBrotherMania” po shfrytëzohet edhe për politikë.