MENU
klinika

Rama: Do të lehtësohet puna

Tre bashkitë, me shërbim modern të transportit rrugor

13.02.2023 - 11:14

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punës për modernizimin e shërbimeve të transportit rrugor për tre bashkitë veriore Kukës, Tropojë dhe Has. Në një postim ën Facebook kreu i qeverisë thotë se kjo do të lehtësojë shërbimet e këtyre bashkive.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër projekt gati për të nisur nga puna për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve të transportit rrugor për tre bashkitë veriore Kukës, Tropojë dhe Has, ju uroj një javë të mbarë”.