MENU
klinika

Nga shpërthimi u dëmtuan rreth 30 biznese

Detaje nga shkatërrimi me tritol i godinës 2 katëshe!

13.02.2023 - 12:24

Shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë ka tronditur banorët e zonës në orët e para të mëngjesit të së hënës (13 shkurt).

Godina e hotelit që ndodhej në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar është rrafshuar.

Ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar rreth 30 biznese.

Gjithashtu raportohet se janë dëmtuar edhe objektet të tjera në rrugën nr.5 të qytetit deri në 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Hoteli ndodhej në pronësi të dy personave që janë në një proces gjyqësor me njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN