Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur debat parlamentar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në nisje të këtij debati, fjalën e ka marrë kryeministri Kurti.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut, të lehtësuar nga BE mbi bazën e dy qëllimeve fillestare: 1, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes së çdo cështje potencialisht kontestuese mes dy palëve në fushëveprimin e dialogut, qëndirmi ynë ishte maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së marrëveshjeve ekzisutese, pra atyre të nënshkruara para ardhjes në Qeveri dhe 2. Hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë, parimeve të së drejtës ndërkombëtare si dy shtete të pavarura që e bazonin marrëdhënien e tyre mbi premisën e njohjes së dyanshme të shtetësisë”, tha ai.
Kurti foli edhe për takimin e 18 gushtit, që sipas tij, ka qenë rezultat i presionit të Qeverisë që ai udhëheq. Ai tha se ia ka bërë të “qartë” Borrellit e Vuçiqit që Kosova nuk do të pranojë dialog që nuk është për marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë.
“Takimi i datës 18 gusht ishte qarazi rezultat direkt i presionit të qeverisë sonë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar të marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përqendruar në njohje reciroke, e të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e jo në çështje të brendshme sic ishte praktika e mëhershme para ardhjes sonë në Qeveri… pra jo dialog për dialog, jo dialog për menaxhim krize. Në takimin e 18 gushtit ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit që Kosova nuk do të pranojë dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjelltë. Edhe pse takimi përfundoi pa ndonjë rezultat specifik në planin bilateral, ai e dha efektin e tij të menjëhershëm e kjo është vizita e emisarëve më 9 shtator, apo prezantimi i planit franko-gjerman”, deklaroi Kurti.
Kurti tregoi edhe se çka i kërkoi Lajçak atij.
“Emisari dhe lehtësuesi i dialogut më kërkuan që t’i respektojë dy parime procedurale, përderisa nuk ka qartësim nga të dyja palët për ecje përpara: 1. Respektimi i konfidencialitetit të dokumentit të propozuar nga ta, derisa të ketë avancim të procesit negociator; 2. Që ta konsideroja atë seriozisht, sepse mospranimi i tij do të ndikonte seriozisht në raportet e Kosovës me shtetet sponsorizuese… Propozimi frankogjerman e konsiderova me kujdes, pas një analize të thelluar konstatova që porpozimi ngërthen karakteristikat në vijim: Propozimi bazohet në modelin gjermano-gjerman dhe të shumë modeleve tjera të njohjes defakto, p.sh. marrëveshja Japoni- Koreja Jugore; propozimi ngërthente në vëtë pranimin nga palët e parimit të barazisë në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyc i Kartës së Kombeve të Bashkuara; propozimi përcakton njohjen nga palët e parimeve të barazisë së sovarënve, integritetin territorial, zgjidhjen paqësore të konflikteve në marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë; Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare; propozimi përfshinte njohjen e palëve ndaj njëra-tjetrës të së drejtës së përfaqësimit shtetëror në terrenin e marrëdhënieve ndërkomëtare; propozimi përfshinte shkëmbimin e zyreve të përhershme diplomatike, në formën e legatëve, që janë ambasada faktike; propozimi përmbante normën e njohjes së dokumenteve shtetërore; propozimi përmbante edhe dy norma që lidheshin me të drejtat e serbëve, e para që do të ketë një të drejtë të vetmenaxhimit në përputhje me instrumentet e Këshillit të Evropës dhe formalizimi i statusit të kishës ortodoske serbe, gjë që e kemi bërë; parashihte rregullin që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen nga dy palët”, tha ai.