Në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit është rrëzuar kërkesa për bashkim me dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Të pandehur janë marrë 20 persona dhe 14 kompani, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Në një lidhje direkte për Klan News, gazetarja Glidona Daci raporton se kanë qenë avokatët të cilët kanë kërkuar që dosjet e inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit të hetohen si një çështje e vetme duke qenë se të përfshirë janë të njëjtit persona. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga prokurorët e SPAK, kërkesa e të cilëve, për të hetuar aferën në inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit si 2 çështje të ndryshme dhe jo për të bërë bashkim dosjesh.
Glidona Daci: Kanë qenë avokatet që kanë kërkuar që procedimet penale përsa i takon inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit të hetoheni si një çështje e vetme. Vetë prokurorët e kanë kundërshtuar bashkimin e dy çështjeve si një të vetme, duke e argumentuar se janë të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen çështjet si një çështje e vetme. Duhet theksuar se edhe vetë gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka rrëzuar kërkesën për bashkimin e dosjeve.