Teksa janë publikuar nominimet për çmimet Grammy, pjesë e të cilëve janë edhe Bebe Rexha e Dua Lipa, emri që ka befasuar më shumë është ai i reperit të ndarë nga jeta pak kohë më parë, Mac Miller.
Tre muaj nga vdekja, Miller ka marrë nominimin e parë për “Albumin më të mirë rep” ishte puna e fundit e Miller në studio, “Swimming”.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles nga mbidoza.
Reperi publikoi albumin më 3 gusht dhe ishte planifikuar që të bënte një turne në tetor.
Ish i dashuri i Ariana Grandes përballet me “Invasion of Privacy” të Cardi B, “Victory Lap” të Nipsey Hussel, “Daytona” të Pusha T dhe “Astroëorld” të Travis Scott.
Çmimet Grammy 2019 do zhvillohen më 10 shkurt në CBS.