“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kur duhet t’i drejtohemi mjekut urolog?
Mjeku: Shfaqja e anomalive duhet vlerësuar fillimisht nga mjeku i familjes. Është ai që e drejton më pas pacientin te mjeku urolog. Megjithatë, te mjeku duhet të drejtohemi në të gjitha rastet kur ka gjakderdhje ose hematuri në rrugët urinare, në rastet e dhimbjeve në ijet kur kanë lidhje me aparatin urinar të verifikuara me analiza urine dhe me eko, në problemet e ndryshme që mund të ketë sipas situatave.
Në të gjitha rastet kur pacienti ka probleme me urinimin, sidomos vështirësitë në urinim, urinim me ndërprerje etj. Janë të gjitha këto që duhet ta bëjnë pacientin që t’i drejtohen mjekut urolog.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.