20.02.2023 - 11:39
Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Greqi, raportojnë mediat vendase.
Korepondentja e Panorama bën me dije se vrasja ka ndodhur në orët e para të së hënës, në një lokal në Mykono.
Viktima mësohet se është një 34 vjeçar shqiptar, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.
I riu shqiptar u ekzekutua duke u qëlluar me armë zjarri në kokë nga një shtetas grek 33 vjeçar. Mësohet se autori është vetëdorëzuar në polici pas krimit.
Mediat greke shkruajnë se shkak i konfliktit që ka çuar në këtë krim është bërë sherri për një femër.