MENU
klinika

Shkëlqeu me paraqitjen e saj në BAFTAs

Sa kanë kushtuar vathët e Kate Middleton

20.02.2023 - 13:15

Princi William dhe Kate Middleton janë rikthyer në BAFTA.

Princi dhe Princesha e Uellsit shënuan këtë të diel (19 shkurt) rikthimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve për herë të parë që nga viti 2020.

Middleton, 41 vjeçe, mahniti me një fustan të bardhë në Royal Festival Hall të Londrës, teksa u shfaq e buzëqeshur krah bashkëshortit, siç shihet në imazhe dhe video të ndryshme të shpërndara në Instagram.

E veshur me një fustan të Alexander McQueen, Kate dukej përrallore krah partnerit të saj, 40 vjeç, i cili shërben si president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit.

Ajo çfarë bëri përshtypje ishte vlera e vëthëve të saj. Middleton e kombinoi pamjen me një palë vathë Zara që kushtojnë 25 euro dhe doreza të zeza.

Nga ana tjetër ceremonia e 76-të e çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit, e njohur edhe si BAFTA, e cila po mbahet në Londër vlerëson filmat më të mirë kombëtarë dhe të huaj të vitit 2022.

Ceremonia këtë vit u mbajt në “Royal Festival Hall” brenda “Southbank Centre” të Londrës, hera e parë që nga viti 2016 që ceremonia nuk do të mbahet në “Royal Albert Hall”.

Organizuar nga Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit, do të shpërndahen vlerësime për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë dhe dokumentarët e çdo kombësie që u shfaqën në kinematë britanike gjatë vitit 2022.