Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vizitë të papritur në Ukrainë ditën e sotme.
Ai është pritur nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky dhe nuk kanë munguar postimet dhe fjalët mbështetëse kundrejt popullit ukrainas për situatën e vështirë në të cilin ato ndodhen për shkak të luftës në Ukrainë.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ai vlerësuar Zelensky dhe popullin ukrainas si njerëz të guximshëm që i kujtojnë botës çdo ditë se liria është e paçmuar.
“Presidenti Zelenskyy dhe të gjithë ukrainasit i kujtojnë botës çdo ditë se çfarë është guximi. Ata na kujtojnë se liria është e paçmuar. Dhe ia vlen të luftosh për të. Për aq kohë sa duhet”, shkruan Biden.