MENU
klinika

"Isha i dehur, humba vetëdijen!"

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar në Mykonos, flet autori grek

21.02.2023 - 11:35

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një 33-vjeçar grek vrau me armë zjarri një 34-vjeçar shqiptar, Julian Kosovën.

Gjithçka ndodhi në një në orët e para të mëngjesit të së hënës ku shtetasi grek pas një debati që patën në një lokal në ishullin e Mykonosit për një grua, ka shkuar në shtëpi, ka marrë armën tip Karabinë dhe ka qëlluar drejt shqiptarit.

Ai e ka kaluar natën në paraburgimin e Policisë së Mykonosit dhe sot pritet të transferohet në Athinë për të dalë para gjykatës.

Sipas burimeve nga mediat greke, i riu grek ka argumentuar se ka qenë i dehur, gjë që do të ndikojë edhe në hetimin e tij. Ai ka thënë se në momentin e përlëshjes me 34-vjeçarin shqiptar, është konfuzuar dhe ka humbur vetëdijen. Ai është shprehur i penduar për aktin e kryer dhe ka shpresuar se do të trajtohet me tolerancë nga autoritetet gjyqësore.

Persona të afërt të autorit 33-vjeçar, pohojnë me siguri se ky nuk është krim pasioni. “Vajza për të cilën ka pasur një keqkuptim nuk ka marrëdhënie romantike me Thanasis”, thotë një person nga rrethi i tij i ngushtë për protothema.gr.

“Burri tjetër e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Në mjegullën e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme”, shton i njëjti person.

Ndërsa të afërm të 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton përgjithmonë në Angli dhe punon në ndërtim.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Sipas informacioneve, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Çorë, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës.

Shtëpia që viktima bleu në Ornos i kushtoi 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët. Megjithatë, autori është edhe hotelier pasi familja e tij mban një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale në fraksionin e opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi