PGjashtë muaj më parë Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, të cilin e quajtn Nolan Sol.
Megjithëse moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku një pjesë të mirë të postimeve ia dedikon edhe të birit, ajo nuk e kishte zbuluar portretin e tij.
Por, në gjashtë-mujorin e Nolan Sol, Dojna ka ndarë një foto të ëmbël të tij në profilin e saj në Instagram. “Gëzuar 6-mujorin tënd o fytyrë zemër”- ka shkruar Dojna krahas fotos së ëmbël.
View this post on Instagram
Më herët e ftuar në “Goca dhe Gra”, Mema rrëfeu gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, dhe periudhën pas lindjes së djalit, Nolan Sol.
Moderatorja tha se e ka pasur kompleks në fillim lindjen përmes rrugës çezariane (me operacion), por tani shprehej e lumtur për zgjedhjen e saj.
“Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian (operacion) dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë. Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati.
Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”- tha Dojna