MENU
klinika

“Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët"

Dojna Mema flet pas humbjes së të atit

06.02.2020 - 10:27

Në dhjetor të vitit që lamë pas, i ati i moderatores së njohur, Dojna Mema, u nda nga jeta.

Lajmin e dha vetë moderatorja, e cila ndau në Instagram një video me momentet më të bukura me të atin, krahas së cilës shkruante:

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”.

Dojna është munduar të qëndrojë sa më e fortë dhe ndaj ndjekësit e saj, e kanë pyetur në InstaStory se si ia del.

Dikush u bë kurioz të dinte si e përballon moderatorja dhimbjen, ndaj Dojna nuk e kurseu një përgjigje frymëzuese.

“Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët dhe gjen brenda vetes të gjithë forcën e botës për të vazhduar përpara. Thonë se gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta një ditë do ta shoh qartë edhe unë. Deri atëherë mundohem të përqëndrohem tek bekimet që më ka dhënë jeta.”– është shprehur Dojna.