MENU
klinika

Shqyrtohet më 3 mars

Debati për vulën e PD-së/ Patozi: Gjykata zvarrit çështjet me intensitet

24.02.2023 - 18:24

Në 3 mars do të mbahet gjyqi për vulën e Partisë Demokratike, ndërsa opozita ka paralajmëruar një protestë në të njëjtën ditë.

Për këtë çështje ka folur pasditen e sotme Astrit Patozi në një intervistë për gazetaren Juli Xhokaxhi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike.

Patozi tha se vula është ajo që do të zgjidhë problemin më kryesor në PD, ndërsa tregoi se çfarë pretendohet të arrihet me protestën.

“Qëllimi i vërtetë do të ishte të mundnim mazhorancën, por kjo nuk po ndodh se të gjitha energjitë e Foltores janë përqendruar te 3 marsi.

Pse bëhet protesta me datë 3? Çfarë ndodh me datë 3, s’ka asnjë ngjarje dhe ka një protestë në shesh. Sali Berisha në këtë rast, bashkë me Ilir Metën do t’i thotë gjykatës se nuk mund të marrë një vendim kundër tij. Unë nuk di të them se kush do ta marrë vulën”, u shpreh ajo.

Ish-koordinatori i bindjes Demokratike kritikoi edhe qëndrimin e gjykatës, e cila ka shtyrë gjyqin për disa seanca.

“Nuk është vetëm kjo çështje që zvarritet. Drejtësia jonë kur ka çështje me intensitet të lartë, me debat, i zvarrit. Është çështja e një deputeti që ka 5-6 seanca që i shtyjnë. Nuk do çuditesha fare nëse gjykata do merrte sërish vendim për ta shtyrë”, theksoi ai.