MENU
klinika

Studimi

Bëni punët e shtëpisë për të larguar stresin!

25.02.2023 - 09:10

Punët shtëpiake janë serioze, por jo të gjithëve u pëlqen të sakrifikojnë kohën e tyre për të rregulluar dhe pastruar shtëpinë. Megjithatë, është hapësira ku jetoni, ku ktheheni çdo mbrëmje për t’u takuar me partnerin ose familjen tuaj – prandaj, meriton të jetë e rregullt.

Ndër punët e ndryshme shtëpiake, ndoshta, ajo që ju urreni më shumë është larja e enëve, veçanërisht menjëherë pas darkës. Risia, megjithatë, është se larja e enëve mund të ndihmojë në uljen e stresit. Studimi që konfirmon këtë teori përqendrohet në një teknikë të meditimit të mendjes dhe ka treguar sesi një veprim i thjeshtë i jetës sonë të përditshme mund të dëshmojë të jetë një moment kryesor për veten.

Studiuesit që zhvilluan studimin kishin 51 studentë që lanin enët: gjysma e tyre së pari lexuan një fragment mbi rëndësinë e përvojës “medituese” që do të kishin bërë menjëherë pas kësaj, ndërsa pjesa e mbetur kishin lexuar një tekst që thjesht shpjegoi se si të përmirësohet teknika e larjes së enëve. Në fund, të gjithë studentët duhej t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në lidhje me momentin që sapo kishin jetuar.

Pjesa e përqendruar në meditim lexohet si më poshtë:

“Ndërsa lani enët, e vetmja gjë që duhet të bëni është thjesht të lani enët. Kjo do të thotë që gjatë këtij procesi duhet të jeni plotësisht të vetëdijshëm për faktin që po lani enët. Në pamje të parë, e gjithë kjo mund të duket pak. Pse theksohet një gjë kaq e thjeshtë? Kjo është çështja. Fakti që jam atje, duke larë enët, është një realitet i mrekullueshëm. Mund të jem plotësisht vetë, të ndjek frymën time, të vetëdijësohem për veten time, mendimet dhe veprimet e mia. Nuk ka asnjë mënyrë që të mund të hidhem nga njëra anë në tjetrën, si një shishe që noton mes valëve”.

Rezultatet treguan se ata që ishin ftuar të jetojnë një përvojë më intensive, ose një përvojë medituese gjatë larjes së enëve, kishin një rritje të ndjesive pozitive dhe një ulje 27% të stresit.

Autori i studimit, Adam Hanley, tha: “Unë kam qenë veçanërisht i interesuar se si mund të përdoren aktivitetet më të mërzitshme të jetës sonë për të promovuar një gjendje të vetëdijes dhe për rrjedhojë, të rrisin ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies”.

Ky ishte një studim i vogël, i cili vëzhgoi vetëm 51 studentë. Në çdo rast, studiuesit sugjerojnë që përmes një larmie aktivitetesh të përbashkëta, është e mundur të arrihet një gjendje vetëdijësimi dhe një ulje e rëndësishme e stresit, me një përmirësim pasues të mirëqenies psikologjike.

Burimi: guardachevideo.it

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN