MENU
klinika

"Shkurton distancën Velipojë-Ulqin"

Rama publikon projektin e “Urës mbi Bunë”

28.02.2023 - 10:09

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me projektin e “Urës mbi Bunë”, marrëveshja për zbatimin e të cilit u firmos ditën e djeshme gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë malazeze.

Projekti është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të bashkëfinancohet nga qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Me ndërtimin e kësaj ure, shkurtohet distanca mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 kilometra në 300 metra.

“MIRËMËNGJES

dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Batuta e Ramës: Ju keni rroga të larta, ne...

Ndërtimi i urës/ Abazoviç: 20 milionë eurot t’i ndajmë në mes!

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, axhenda