MENU
klinika

Me armë në Gjirokastër

Ndalohet deputeti grek: Do ta çoj çështjen në PE

09.12.2018 - 09:21

Deputeti grek ndalohet nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa shoqëruesi i një deputeti tjetër u vu në pranga për mosdeklarimin e armës që mbante me vete.

Kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e ditës së 40-të të vrasjes së Konstantinos Kaçifas.

Nga të dhënat zyrtare në Pikën Kufitare të Kakavijës, pohohet se bëhet fjalë për 120 shtetas grekë të ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar, por mësohet edhe për rreth 30 persona të ndaluar dhe të kthyer edhe nga vetë pala greke.

Por, të dhënat jozyrtare flasin për një shifër prej më shumë se 200 personash të kthyer. Përveç këtyre shifrave ka pasur dhe 20 persona të tjerë të ndaluar dhe një të arrestuar.

Nikos-Nikolopulos-konica.al

Ndryshe nga sa ndodhi në ditën e varrimit të Konstantinos Kaçifas, kur në Bularat mbërritën 11 autobusë me shtetas grekë nga qytete të ndryshme të Greqisë, këtë të shtunë ka mbërritur vetëm një autobus, me jo më shumë se 30 pasagjerë.

Pothuajse të gjithë shtetasit e kthyer kanë pasur si destinacion Bularatin, ndërkohë që mësohet se një pjesë e tyre kanë qenë në listën e personave të shpallur më herët si “non grata”.

Gazeta greke “Protothema” bëri publike edhe rastin e gazetarit të saj Panajotis Savidis, të cilit i është mohuar hyrja në Shqipëri gjatë mbrëmjes së të premtes, me argumentin se përbën kërcënim për sigurinë publike.

Po kështu, gjatë së shtunës Policia shqiptare ka ndaluar edhe dy gazetarë të tjerë të hyjnë në territorin shqiptar.

Por, përveç kthimeve ka pasur dhe 20 persona të ndaluar nga Policia e Gjirokastrës. Mes tyre ka qenë një deputet. Nikos Nikolopulos u mbajt për 1 orë e gjysmë në Polici. Ai është shprehur se do ta ngrejë këtë çështje në Parlamentin Europian.

Nikolopulos, një deputet i vjetër grek, ka qenë i zgjedhuri i Demokracisë së Re, ndërsa tani është si i pavarur.

Përveç të ndaluarve pati dhe një person të arrestuar. Sipas Policisë bëhet fjalë për një polic grek, i cili ka hyrë në territorin shqiptar me armë pa leje.

Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, është ndaluar në postbllokun e Kranesë në Sarandë. M.G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë të Greqisë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.

Bularat-konica.al
Bularat-konica.al

Sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Nga ana tjetër, të paktën tre deputetë grekë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Bularat.

Mes personave të ndaluar nga Policia shqiptare është edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri, si dhe pesë anëtarë të kësaj organizate. Mësohet se, Policia i ka ndaluar të shoqëruarit në Jorgucat, ndërsa ata po shkonin drejt fshatit Bularat. Ndërsa prindërit e një 30- vjeçari nga Bularati, me banim në Greqi, kanë pohuar për mediat se Policia e ka marrë me pranga në duar që në Kakavijë dhe e shoqëroi djalin e tyre në komisariat.

“Djalin e morën dhe nuk e lejuan të vijë. Edhe ne na morën në pyetje aty në Kakavijë”, ka pohuar e ëma.

Na pyetën për qëllimin e ardhjes, nëse kemi qenë të pranishëm në varrim, nëse kemi dëgjuar thirrje kundër shqiptarëve.

Asnjë nuk pranoi që ka pasur thirrje antishqiptare”, thanë në rrëfim prindërit e 30-vjeçarit nga Bularati. I ndaluari është kryetari i komunitetit të banorëve të Bularatit në Athinë.

I pyetur nga Policia se cili është qëllimi i shoqatës që kanë krijuar në Athinë, i riu ka deklaruar se është një traditë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë