Reperi kanadez Drake ka humbur 400 000 dollarë pasi ka vënë bast se Jake Paul do të mundte Tommy Fury-n në ndeshjen e tyre të boksit në Arabinë Saudite. Por në ndeshjen me 8 raunde, britaniku Fury mundi amerikanin Paul me vendim të ndarë. Reperi kanadez e kishte mbështetur ish-YouTuber-in që të mundte yllin e ‘Love Island’, në një bast të madh që do t’i kishte fituar më shumë se 1.4 milionë dollarë nëse do të fitonte. Por tani ai ka humbur paratë e tij, ndërsa 26-vjeçari Paul ka fajësuar me shaka Drake për humbjen e ndeshjes.
Mesa duket Drake është shumë i fiksuar pas basteve. Në muajin nëntor vitin e kaluar ai humbi 2 milionë dollarë në një ndeshje UFC. Ai kishte vendosur 2 milionë dollarë për fitoren e kampionit të peshës së mesme Israel Adesanya, i cili e humbi ndeshjen e UFC 281 në Madison Square Garden përballë rivalit të tij Alex Pereira.