MENU
klinika

Ministria e Jashtme: Nuk ka informacion...

Tragjedia në Greqi/ A ka shqiptarë mes viktimave?

01.03.2023 - 11:14

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar apo viktima në tragjedinë ku u përplasën dy trena në Larisa. Në një komunikim për mediat, Zyra e Shtypit në MPEJ deklaron se ky është informacioni që vjen nga ambasada dhe Konsullata në Selanik.

“Në cilësinë e Këshilltares për Median, ju bëj me dije se Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, thuhet në reagim.

Reagimi vjen disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablloje elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara!

Si ndodhi tragjedia në Greqi, pse treni ndërroi rrugë…