MENU
klinika

"Fondet i shpërndajmë pas 31 marsit"

Celibashi: 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim

01.03.2023 - 13:11

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se deri më tani kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje 21 parti politike. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se përsa u përket bashkive, vetëm 40 prej tyre kanë dërguar informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. I pyetur në lidhje me ndarjen e fondeve, Celibashi tha se kjo gjë do të bëhet pas 31 marsit dhe se nuk ka lidhje lidershipin e Partisë Demokratike.

Përsa i përket fletës së votimit, kreu i KQZ-së u shpreh se në krye të saj do të shënohet emri i kryetarit të partisë. Celibashi u bëri thirrje ministrave dhe kryebashkiakëve që çdo përurim e investim me fonde publike të mos e bëjnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë.

Pjesë nga konferenca: 

Ilirjan Celibashi: kemi informacione vetëm nga 40 bashki nga 61 bashki që janë në total. Janë 21 bashki që nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit. Gjithashtu ka paraqitur kërkesën për regjistrim dhe një nismë tjetër. Këto ishin informacionet që kishim për të ndarë me ju. Ju lutem pyetjet.

Pyetje: Ju kemi parë që po e shtyni dhe as sot nuk e miratuat shpërndarjen e fondit vjetor të partive, a ka lidhje me vulën e PD?

Ilirjan Celibashi: Me siguri të plotë ju them që nuk ka lidhje me çështjen e lidershipit të PD-së. Do të bëjmë shpërndarjen e fondeve pas 31 marsit, pasi kjo është data e fundit që partitë duhet të sjellin raportin financiar për vitin 2022. Kështu parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor. Do shohim nëse partitë e kanë sjellë raportin financiar apo jo. Partia që nuk e sjell këtë raport nuk do ta përfitojë këtë fond.

Pyetje: Fleta e votimit do të ketë edhe emrin e kryetarit të partisë?

Ilirjan Celibashi: Po, është diçka e parashikuar nga ligji. Shënohet edhe emri i kryetarit të partisë.

Pyetje: Ministrat në pushtet nuk e ndalin turravrapin e përditshëm dhe bëjnë inspektime të investimeve me fonde publike. Si do të zbatohet ligji?

Ilirjan Celibashi: Për disa prej tyre jemi në proces verifikimi, në lidhje me këtë që ju thoni. Qoftë kryetarët e bashkive apo funksionarët e tjerë publikë janë të lirë të ushtrojnë kompetencat e tyre, por është e dënueshme nëse këto aktivitete i kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë. Nëse shkojnë për punë, nuk ka asnjë arsye, nuk mund të shkojnë me deputetë apo funksionarë publikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhjet lokale të 14 majit

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve të PS

Celibashi: Gjykata të zgjidhë ngërçin

PD rrezikon regjistrimin në KQZ për zgjedhjet


"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme