MENU
klinika

Ku u ndalua

Vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, arrestohet pas disa orësh arrati autori

01.03.2023 - 20:04

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave ditën e sotme në zona të ndryshme të Tiranës është vënë në prangat e policisë disa orë pas arratisjes.

Gazetari Ervin Leka bën me dije për Panorama TV se ai është kapur nga uniformat blu në zonën e Sharrës në kryeqytet.

Hutra plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh. Nga aty ai shkoi në Paskuqan ku kreu masakër në shtëpinë e ish bashkëjetueses së tij duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.

Dora e krimit ndaj ish partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ekzekutimit të motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses

Dan Hutra dyshohet të jetë autor edhe i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin