MENU
klinika

Një muaj pasi fitoi lirinë!

Fatos Tushe riarrestohet në Lushnjë

03.03.2023 - 10:04

U duk se mundi ta mposhte gjykatën teksa mundi të dilte i lirë dhe të shkonte në shtëpinë e tij edhe pse ndaj tij ishin ngritur akuza të rënda.

Por me sa duket Fatos Tushe, ish-kreu i Bashkisë së Lushnjës nuk ia ka dalë dhe një vendim i Apelit të kësaj Gjykate e ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë duke kërkuar që ai të kthehej në burg që të vuante dënimin. I akuzuar për pabarazi në tenderë bashkë me kryebashkiakun socialist në pranga ranë edhe një grup personash të tjerë, shumica vartës të tij. Por, pas përfundimit të hetimit dhe të gjykimit ish-drejtuesi i bashkisë e la qelinë në fundin e janarit të këtij viti.

RIARRESTIMI
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe do t’i rikthehet burgut edhe për një tjetër vit. Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Apeli i GJKKO. Në vendim thuhej se shtetasi Fatos Tushe 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Fatos Tushe do t`i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit.

ABUZIMI ME TENDERIN
Hetimet e SPAK zbuluan abuzime me tenderin prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjës dhe pas hetimeve dyshohet se ish-kryebashkiaku i Lushnjës ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij.

Ai u gjykua së bashku me 19 të pandehur të tjerë, punonjës, juristë, drejtorë te ndërmarrjes së pasurive publike të këtij qyteti të përfshirë në shkelje. Tushe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e SPAK duke thënë se nuk ka bërë shkelje në tenderë dhe se ishte detyra e tij të kujdesej për banorët e zonës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar pafajësinë. Sipas avokatit të Tushes, i mbrojturi nga ai nuk kishte asnjë kompetencë apo funksion në lidhje me procedurat e prokurimit që të nënshkruajë akte të tilla dhe sipas tij vlerësimet mbi të nuk janë objektive dhe akuzat nuk mbrohen me fakte konkrete. Për Flamur Peqinin prokuroria e posaçme kërkoi 3.4 vite burg, Ibrahim Lamin 1.6 vite, Gazmend Çelën 1.8 vite, Gentian Nushin 2.8 vite, Leonard Sefën 1.8 vite, Blerta Turkun 1.8 vite, Xhemal Haskon 1.8, Andri Musho 1.4 vite, Margarita Gjermeni 1.8 vite, Bektash Nexha 1.4 vite, Ani Simoni 1.4 vite. Në vendimin e dhënë ndaj tyre, të pandehurit përfitojnë gjykimi të shkurtuar sipas SPAK dënimi duhet të zbresë në shërbim prove për tre vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apeli i GJKKO i shton dënimin

Fatos Tushe dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

SPAK kërkon dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg

Caktohet data për shpalljen e vendimit për Fatos Tushen


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier