MENU
klinika

Moment tensioni

Përplasje fizike në protestë: Duan të na përçajnë!

09.12.2018 - 11:20

Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike.

Studentët kundërshtojnë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të kësaj lëvizje në këtë protestë. Studentët i kanë ndërprerë fjalën pedagogut, duke mos e lejuar të flasë.

“Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam”– tha një student.

Qindra studentë janë grumbulluar përpara ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në ditën e katërt të protestës masive për plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët kërkojnë plotësimin e kushteve në universitete dhe arsim cilësor.

perplasje-fizike-konica.al

Gjatë ditës së sotme i janë bashkuar protestës edhe studentët e Universitetit të Arteve.

Protestës i janë bashkuar edhe studentë të Universitetit të Vlorës dhe Shkodrës.

Në një pankartë të madhe të vendosur mbi kangjellat rrethuese të Ministrisë së Arsimit, studentët kërkojnë midis të tjerash ndëshkimin e atyre që ata i quajnë “peshq të vegjël”, ndërsa shprehin shqetësime për emërimet e pedagogëve.

“Ne nuk jemi vetëm, secili nga ne nga një familjar nga mbrapa. Ne nuk jemi vetëm. Ne nuk duam të dialogojmë me të përpara se të na plotësojë kërkesat. Pasi të na plotësojë kërkesat, zonja Lindita Nikolla të vij të festojë me ne”, tha një studente e Juridikut.

“Ne nuk largohemi nga këtu po na u plotësuar kërkesat tona. Në qoftë se kërkesat tona nuk na plotësohen, do të përshkallëzohet protesta.”, tha një studentë para Ministrisë së Arsimit.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës