Këngëtari i njohur Italian, Fedez ka thyer heshtjen në rrjetet sociale ku ka mohuar zërat për një krizë me bashkëshorten, Chiara Ferragnin. Gjithashtu ai ashtu ka lajmëruar shkëputjen prej mediave sociale.
“Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale. Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”- shkruan ai.
Ditët e fundit ai ishte shfaqur në Instagram për t’u mbrojtur nga akuzat që i ishin bërë nga gazetarja Selvaggia Lucarelli në lidhje me një nga nismat e tij. Në Stories Fedez u shfaq duke folur me vështirësi dhe kërkoi falje për mënyrën si po fliste: “Është një problem që e kam prej disa kohësh”.
Menjëherë pas kësaj, Chiara kishte mohuar publikisht thashethemet e krizës – të përfolur që nga fundi i Festivalit të Sanremos- duke publikuar një foto duke shtrënguar duart me Fedez.
Para statusit të sotëm të Fedez, Fabrizio Corona shkroi se Ferragnez janë në krizë dhe afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.