Të kesh nevojë të harrosh dikë që me të vërtetë të ka interesuar mund të jetë e vështirë dhe madje dërrmuese, veçanërisht nëse ishte e papritur. Në fund të fundit, kur kujdesesh shumë për dikë, mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i kaloni ato emocione dhe të vazhdoni me jetën tuaj.
Nëse nuk e keni pranuar ende plotësisht ndarjen, por dëshironi që të hidhni të shkuarën pas krahëve këtu janë 4 mënyra që mund t’ju ndihmojnë.
1. Pranoni realitetin e situatës
Edhe nëse gjërat nuk shkojnë siç ishte planifikuar, është shumë e rëndësishme të pranosh që lidhja ishte jetëshkurtër. Ju mund të jeni ndjerë sikur jeni krijuar për njëri-tjetrin kur jeni takuar për herë të parë dhe mund të keni qenë vërtetë në ato momente, por njerëzit ndryshojnë. Në vend që të mërziteni për diçka që ka kaluar hapuni për mundësi të reja.
2. Hiqni dorë për pak kohë nga rrjetet sociale
Kjo është një nga mënyrat më të vështira dhe efektive për të shmangur merzitjen e vazhdueshme dhe mbylljen në vetvete. Duke qenë vazhdimisht në rrjetet sociale do të krijoni histori të paqena në kokën tuaj dhe do t’ju mundë kurioziteti për të marrë vesh se ç’bën bën ai.
3. Nxirrni mësime
Të mësuarit nga përvoja është pjesë e rëndësishme e të ecurit përpara pas një ndarjeje. Mendoni se cilat fjalë ose sjellje do të dëshironit të përsërisni në të ardhmen si dhe për çfarë nuk jeni krenarë për veten e mundohuni ta shmangni.
4. Ndaloni së fajësuari
Edhe pse mund të jetë joshëse të fajësosh dikë pas një ndarjeje, nuk do t’ju ndihmojë ta kapërceni. Pavarësisht nëse fajësoni atë apo veten, riprodhimi i skenarëve të dhimbshëm shërben vetëm për të shtuar emocionet negative. Pra, jepini fund atij kapitulli të jetës suaj dhe përqendrohuni në zbulimin se si të vazhdoni më tej.
Së fundi, gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur mend pas një ndarjeje është të ruani një qëndrim pozitiv. Kuptoni se kapërcimi i saj do t’ju bëjë të ndiheni më mirë për veten dhe të ardhmen tuaj.