MENU
klinika

Live në orën 11:00

Protestat/ Rama njofton të hënën dialog në Facebook

09.12.2018 - 16:23

Protestat studentore përpara Ministrisë së Arsimit tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre. Këshillat studentorë të fakulteteve i kanë dërguar një shkresë kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Ruçi , ministres Nikolla dhe të gjithë universiteteve publike ku parashtrojnë dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilat shprehen se janë të panegocueshme.

Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”, thuhet në fund të kërkesës.

Pas këmbënguljes së masës studentore, kryeministri Rama ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook njoftimin ku paralajmëron që të hënën në orën 11:00 paradite do të jetë i gatshëm për dialog me studentët për kërkesat e tyre live në Facebook.

 

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci