Festa e grave në Sarandë përfundoi me dëme të mëdha. Një tavernë mori flakë gjatë mesnatës pas festimeve për ‘8 Marsin’. Flakët nisën në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës. Pas ndërhyrjes së tyre u bë i mundur shuarja e zjarrit.
Dosja.al siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, i cili është i mbuluar i gjithi nga tymi i zi.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili ka shkaktuar dëme të shumta meteriale, por fatmirësisht pa asnjë të lënduar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.