“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përse duhet testuar dëgjueshmëria tek foshnjat?
Mjeku: Për një fëmijë të dëgjuarit dhe të folurit janë mjete thelbësore për të mësuar, për të luajtur dhe për të zhvilluar aftësi sociale, ndaj protezimi apo pajisja sa më shpejt me aparatet dëgjimore është esencial. Fëmijët mësojnë të komunikojnë duke imituar tingujt që dëgjojnë.
Nëse ata kanë humbje dëgjimi që nuk diagnostifikohet apo trajtohet në kohë, ata humbasin gjuhën që flitet rreth tyre dhe komunikimin me njerëzit që i rrethojnë. Kjo mund të çojë në vonesa apo mos zhvillim të gjuhës së folur si dhe probleme sociale, e ndonjëherë edhe në probleme intelektuale dhe akademike të mëvonshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.