MENU
klinika

Heq dorë nga muzika...

“Me hip-hop, jo baba i mirë”

09.12.2018 - 18:40

MC Kresha ishte një nga më të votuarit në finalen e Këngës Magjike një natë më parë, por ditën e sotme reperi ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se do të heqë dorë nga muzika pasi të bëhet baba.

I ftuar në emisionin “Oxygen”, Mc Kresha tha: “Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im i trurit më jep mundësinë të mbetem gjallë edhe pa muzikë. Kaq shumë sa e dua muzikën edhe po mendoj ta lë.”

Ai shtoi se nuk do të ishte prind i denjë nëse do vazhdonte të merrej me hip-hop. “Për muzikën hip-hop duhet të dal unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ edhe djali im do jetë aty e do dëgjoj. Nëse bëhem me familje, unë nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë,”-, tha reperi.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin