MENU
klinika

"Mos i llastoni fëmijët me makina të fuqishme, është një armë që vret"

Aksidenti tragjik, Doda: Pse asnjë polic s’ia hoqi patentën 20-vjeçarit? Kishte 5 shkelje

10.03.2023 - 20:49

Deputetja Mesila Doda ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet një rast kur të birit i është hequr patentat pasi kishte udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuyara. Në një postim në Facebook, Doda shkruan se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk bërë asgjë që t’i rimerrnin patentën djalit dhe në momentin që kaloi afati, deputetja thotë se i biri është treguar më i kujdesshëm kur udhëton. Nisur nga aksidenti tragjik i një dite më parë, ku ndërruan jetë tre të rinj, Doda thotë se asnjë prind nuk duhet ta llastojë fëmijë me makina të shtrenjta që të mos njohë kufi e norma. Duke qenë se personi që drejtonte mjetin që shkaktoi aksidentin tragjik, Klevis Ruçaj, ishte gjobitur pesë herë, Doda pyet se përse nuk i është hequr patenta 20-vjeçarit.

Reagimi i plotë:

Tre te rinj humbin jeten… ne sot jemi te shokuar po nga cfare??? I hasim perdite… ne rruge, kur na parakalojne, kur fishkellejne gomat e makines para nesh, kur kercasin motorrin e modifikuar qe te bejne ate zhurmen e eger qe na tregon ne vdekatareve te zakonshem se kush eshte i zoti i rruges, e nuk bezajme.. nuk flasim se po i the ndonje fjale te shohin shtrember e thone po ty çte duhet, nuk flasim se kur tentojme te marrim policine ne telefon aty pergjigjet nje violine qaramane e viteve ‘40 e nuk di sa duhet te presesh kur ke nje urgjence te tille qe dikush te pergjigjet, ndersa sot ndjehemi te tmerruar nga fluturimi i vdekjes se tre te rinjve. Mu kujtua kur para disa vitesh polici ne autostraden Tirane-Durres qe i mori patenten tim biri i cili kishte qene mbi shpejtesine e lejuar duke shkuar per ne spitalin e Durresit ku bente praktiken e asokohe ne nuk beme asnje percapje qe ti shpetonim patenten. Mbas tre muajsh pa patente e pa mundesi levizje ai ishte shume me i kujdesshem gjate drejtimit te automjetit. Pyetja e vetme qe te vjen ne kete rast eshte… po si nuk pati asnje punonjes policie qe te mendonte se patenta e nje djali 19 vjeçar qe ka shkelje te perseritura duhet terhequr??? Te dashur prinder qe femijet i keni drite syri si te gjithe ne… mos i llastoni femijet me makina te fuqishme e te mos njohin kufinje e norma… duajini aq shume sa ti tregoni kufirin e sjelljes ne makine dhe shoqeri dhe mbi te gjitha mesojini qe makina eshte si nje arme… vret tjetrin po edhe veten…Zoti ju lehtesofte dhimbjen familjeve te viktimave e te lutemi qe kjo tragjedi te na beje te mendojme pak me shume e te mbrojme jeten.

Reagimi i Dodës vjen një ditë pas aksidentit tragjik. Klevis Ruçaj 20 vjeç po udhëtonte me një mjet tip “Audi A8” në mbikalimin e Saukut me 260 kilometra në orë në momentin që theu barrierat dhe përfundoi mbi një tjetër makinë. Për pasojë, 20-vjeçari ndërroi jetë bashkë me dy vajzat që ishin pasagjere në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroji, 23 vjeçe. Të plagosur mbetën tre personat që ndodheshin në mjetin tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të tre viktimat udhëtonin në “Audi”-n që ‘fluturoi’ nga mbikalimi

Aksidenti tragjik në Tiranë, emrat e dy vajzave që humbën jetën

Gjendja shëndetësore e të plagosurve

Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Tiranë