MENU
klinika

Dialogu dhe e ardhmja europiane e Ballkanit

Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

12.03.2023 - 09:50

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë ditën e sotme Prishtinën.

Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë, thuhet se Dendias do të zhvillojë një takim me presidenten, Vjosa Osmani. Takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtrojë edhe një drekë për ministrin grek.

Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.