MENU
klinika

Rritje dramatike e inflacionit

Inflacioni ul pagat minimale në shumë vende të BE-së

13.03.2023 - 10:39

Në vitin 2022, normat e inflacionit tronditën BE-në, duke arritur nivele të papara në katër dekadat e mëparshme. Familjet me të ardhura të ulëta po luftojnë për të përballuar krizën e kostos së jetesës. Pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë rritur pagën minimale në dy vitet e fundit, por rritja e inflacionit ka çuar në një rënie të pagave reale.

OECD bën thirrje për rishikime të rregullta për të mbrojtur standardin e jetesës së punëtorëve me pagë të ulët. Në BE, norma vjetore e inflacionit ishte 11.5 për qind në tetor 2022, nga 4.4 për qind një vit më parë. Ndërmjet vitit 1997 dhe fundit të 2021, inflacioni më i lartë vjetor ishte vetëm 4.4 për qind siç u regjistrua në korrik 2008, shkruan euronews.com.

Kjo rritje dramatike e inflacionit po godet në mënyrë disproporcionale familjet më të cenueshme me të ardhura të ulëta. Pagat minimale janë rritur së fundmi në shumë vende të BE-së, por kjo rritje ka qenë në terma nominalë. Me fjalë të tjera, inflacioni nuk merret parasysh. Që nga shtatori 2022, paga minimale reale – ose paga që reflekton ndikimin e inflacionit – ishte ulur në shumë vende të BE-së gjatë vitit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”