MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Lëngu i panxharit ul presionin dhe tensionin e gjakut?

13.03.2023 - 13:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Lëngu i panxharit ul presionin dhe tensionin e gjakut?

Mjeku: Ekspertët thonë se është përqendrimi i lartë i nitrateve në panxhar janë përgjegjës për përfitimet. Në një proces të gjatë biologjik, nitratet nga burimet ushqimore si panxharet dhe perimet jeshile me gjethe shndërrohen në oksid nitrik brenda trupit. Oksidi nitrik pastaj qetëson enët e gjakut dhe zgjeron ato, gjë që ndihmon rrjedhjen e gjakut më lehtë dhe ul tensionin e lartë.

Studimet kanë gjetur reduktime tejet mbresëlënëse në presionin e gjakut deri në 10 pikë në matje tensioni. Kjo ka ndodhur kur mjekët kanë matur tensionin e gjakut brenda tre orëve nga konsumi i lëngut të panxharit. Konsumimi i një ushqimi të pasur me nitrate, nga burime natyrore si panxhari dhe perime jeshile me gjethe është një këshillë e mirë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN