MENU
klinika

Çfarë i ndodhi?

Shakira shfaqet duke qarë brenda dyqanit në New York

15.03.2023 - 11:37

Orët e fundit po bëjnë xhiron e internetit fotot e Shakirës në një dyqan në New York duke qarë. Këngëtarja është parë me lot në sy teksa ndodhej në një dyqan në qytet me djemtë e saj, pak ditë pas intervistës së saj në emisionin “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Ajo u njoh nga disa persona teksa po bënte pazar dhe po fliste me një grua. Madje, artistja tentoi t’i fshihej kamerave me kapelen e saj.

Në intervistën e fundit, Shakira foli për ndjenjat e saj, duke theksuar se sa shumë ka ndikuar viti i fundit pas ndarjes me Gerard Pique.

Duke folur për suksesin e këngës së saj ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53” kënga që u bë virale për fejesën e ish-futbollistit me partneren e tij të re, Clara Kia, Shakira i tha Jimmy Fallon se sa i mirë ka qenë procesi i shkrimit të ndjenjave të saj në letër.

“Gjëja e kësaj kënge është se ajo është bërë një himn për kaq shumë gra atje. Kalova një vit shumë të vështirë pas ndarjes dhe bërja e kësaj kënge ishte shumë e rëndësishme për mua. Pasi publikuam atë këngë, u ndjeva sikur nuk kisha as fansa atje. Unë kam një grup grash që kanë kaluar të njëjtat gjëra që kam kaluar unë, që mendojnë ashtu siç mendoj unë, që ndihen sikur ndihem unë, të cilave u është dashur të durojnë aq shumë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon versionin e saj të ngjarjeve

Rrëfehet “shkaku i ndarjes” së Pique me Shakirën