“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Veza e zier lufton inflamacionin e sinuseve?
Mjeku: Inflamacioni i sinuseve zakonisht ndodh për shkak të të ftohtit, por edhe si rezultat i luhatjeve të temperaturave ditore.
Ajo nuk duhet të merret si gjë e zakonshme, pasi lehtë mund të zhvillohet në një sëmundje kronike, kështu që është e detyrueshme që të konsultoheni me mjekun.
Por ndërsa ende nuk keni shkuar për një vizitë te mjeku, apo medikamentet e marra nuk e kanë dhënë akoma efektin e tyre, ju mund të lehtësoni problemet me metoda alternative të trajtimit.
Çdo gjë që ju duhet janë vezë të ziera dhe një peshqir. Vezët e sapo ziera mbulojini me peshqir dhe pastaj i vendosni në ballë, në mes të syve. Sa më shumë të jenë vezët e ngrohta, aq më i mirë do të jetë efekti.
Mbani vezët në ballë derisa të ftohen plotësisht. Përsëriteni procesin derisa dhimbja të zhduket.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.