“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:A e nxit stresi diabetin?
Mjeku: Në ditët e sotme, njeriu është i stresuar në shumicën e kohës. Problemet financiare, trafiku, shqetësimet në punë e në familje mund të jenë shkaktarë të njëpasnjëshëm të stresit. Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë. Prevalenca globale e stresit nuk është e njëjtë në çdo shtet apo shoqëri, megjithatë shkencëtarët kanë vënë re se vendet në zhvillim janë më të prekura nga stresi.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.