MENU
klinika

"Penalizohemi pa arsye"

Arrestimet e eletricistëve të OSSHE, punonjësit në protestë

17.03.2023 - 11:06

Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik janë prononcuar sot për media për të denoncuar një ngjarje që e konsiderojnë të padrejtë nga ana e policisë së shtetit. Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i “gjurmojnë” përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ditën e djeshme, pasi kanë zbuluar një serë me fidanë kanabisi (Ende e pa raportuar nga ana e policisë për mediat) dhe janë arrestuar dy elektriciste. Për këtë ngjarje, Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- tha ai.

Edhe Migen Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë.”- tha Masha.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin