MENU
klinika

As për shqiptarët...

TikTok si “Dark Web”/ Platforma ku ligjet nuk ekzistojnë

19.03.2023 - 22:35

Në një kohë kur në shumë vende europiane po diskutohet mbyllja e rrjetit social “Tik Tok” për çështje sigurie, bota e errët e krimit shqiptar po e përdor masivisht atë duke e shndërruar në një dark Web.

Një investigim i Top Channel, zbulon se në “Tik Tok” mund të gjesh gjithçka, që tek numrat e celularit të pa regjistruar, para false, por edhe punësime në shtëpi bari sikurse trafik njerëzish drejt Anglisë me gomone, kamion ose me pasaporta të falsifikuara.
Nga një kërkim i thjeshte në “Tik Tok” mund të gjesh profile dhe që shesin armë apo ofrojnë shërbime seksuale.

Jo të pakta janë rastet kur shqiptarë të botës së krimit, e përdorin këtë platformë për të shantazhuar apo për të ushtruar presion për borxhe të pa shlyera apo mosmarrëveshje të tjera.
Ndërkohë që shumë video në tik tok që reklamojnë aktivitete të paligjshme kthehen virale policia është orientuar drejt këtij rrjeti social për të identifikuar autorët. Rasti më I fundit është I një drejtuesi mjeti që u ndëshkua me masë administrative pasi në një video në tik tok shfaqej duke drejtuar mjetin me më shumë se 300 km në orë në tunelin e Kalimashit.