MENU
klinika

Analiza

Vendimi i Gjykatës së Hagës dhe një “thikë pas shpine” për Putinin

21.03.2023 - 10:30

Putini po vazhdon i vendosur drejt rrugën e tij, madje duke i lejuar vetes edhe një sulm në Krime, por urdhër-arresti ndërkombëtar ‘peshon si një gur’ në zyrat e Kremlinit.

Ajo që u vendos nga gjykata e Hagës mund të shkaktojë një ndryshim në ekuilibrin e brendshëm, veçanërisht pasi “rrethi magjik”, grupi prej nëntë besnikësh të Carit të Moskës, po shpërndahet.

Sipas përfaqësuesit të ushtrisë 007 të Ukrainës, Andrey Yusov, atmosfera në Kremlin po bëhet gjithnjë e më e zymtë.

Yusov pretendon për Channel 5 se Moska po kërkon pasuesin e Putinit. Pakënaqësia po rritet me gjithçka që po ndodh. Duket se njerëzit po ndërgjegjësohen për katastrofën gjeopolitike të regjimit.

Nuk është më Putini ai që kërkon një trashëgimtar, por janë miqtë e tij të dikurshëm që mezi presin ta rrëzojnë nga froni.

Sipas analistëve, për momentin janë dy kandidatë për të zëvendësuar. I pari në listë është Nikolai Patrushev, mik i presidentit rus që nga koha kur punonte në KGB. Ai është sekretar i Këshillit të Sigurimit dhe ka “sy e veshë kudo”. Një mbështetës i Operacioneve Speciale prej shumë vitesh, ai i ka kaluar njëzet vitet e fundit në “prapaskenë” dhe ka shumë ndikim tek Putini. Nëpërmjet djalit të tij Dmitry, ministri aktual i Bujqësisë, ai kontrollon bordin e drejtorëve të Gazprom. Vlen të theksohet se sektori i bujqësisë ka qenë ndër më pak të prekurit nga sanksionet e shteteve të huaja dhe po preket edhe më shumë për shkak të rritjes së kërkesës.

Kryeministri Mikhail Mishustin gjithashtu mund të jetë duke bërë komplotet e tij në “prapaskena”. Putini i kishte besuar atij hartimin e reformave kushtetuese për t’u bërë president i përjetshëm, por në këtë rast ata të dy do të kishin përplasje interesash. Duhet shtuar se Putini nuk ka njoftuar ende se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e 2024-ës dhe një nga arsyet mund të jetë fakti se në mesin e shumë anëtarëve të klasës së tij sunduese ai tani është më pak popullori pas operacionit të dështuar ushtarak që nisi më 24 shkurt një vit më parë.

Problemet për Rusinë nuk kufizohen vetëm në Kremlin, por shtrihen edhe në fushën e betejës.

‘Përplasja’ midis komandantit të përgjithshëm të Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov dhe kreut të milicisë Wagner Prigozhin u shndërrua në një përçarje të pashërueshme. Fitoret e mercenarëve kundër Bakhmut përfunduan si një bumerang për ministrin e Mbrojtjes Shoigu. Dy ushtritë kishin bashkëpunuar dikur në Siri, por në atë kohë bëhej fjalë vetëm për disa sulme ajrore ose tokësore. Ukraina është një histori krejt tjetër. Sukseset më të mëdha të Operacionit Special kanë ardhur në fakt nga ekipe mercenarësh, të rekrutuar nga një ish-oligark i dënuar, ekip i përbërë nga të burgosur të dënuar për krime të rënda (vrasje, grabitje dhe përdhunime), të cilët pretendojnë rregulla private për ushtrinë etij, duke përfshirë ekzekutimin publik të tradhtarëve. Prigozhin nuk e humb kurrë mundësinë për të sulmuar publikisht liderët ushtarakë rusë, duke transmetuar video në të cilat ushtarët e tij shajnë Gerasimov dhe duke marrë vetë meritat për pushtimin e Bakhmutit. Këto janë sjellje të paimagjinueshme në hierarkitë e Rusisë.

International Criminal Court issues arrest warrant for Vladimir Putin

Videot e Wagner-it kanë hedhur poshtë një nga gjërat më të rëndësishme që Putini i ofroi elektoratit të tij, imazhin e një shteti të hekurt. Fatkeqësisht, pakti i tmerrshën i nënshkruar me një ushtri të dënuarish të rrezikshëm (30 mijë të tjerë do të punësohen nga burgjet në maj), e ka ndryshuar totalisht këtë perceptim. Putini duket se ka humbur pushtetin dhe ligji, i nënshkruar së fundmi, që parashikon përgjegjësi penale dhe administrative për ata që kryejnë veprime publike që synojnë diskreditimin e çdo pjesëmarrësi që “luan në teatrin ukrainas”, përfshirë Wagnerin, është një shenjë e mëtejshme dobësie e tij dhe shtetit. Sakaq, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten urdhërarrestim për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë. Tani ai duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë, ku mund të arrestohet, ndoshta me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani apo Koreja e Veriut.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe