MENU
klinika

Ja si e shpjegojnë mjekët

Çfarë e shkakton hipertiroidizmin pas lindjes?

21.03.2023 - 12:16

Hipertiroidizmi postpartum është kur keni shumë hormone tiroide në trup pas lindjes.

Kjo gjendje prek rreth 5% të njerëzve që kanë lindur dhe mund të shkaktojë simptoma si rrahje të shpejta të zemrës, ankth dhe humbje peshe.

Për shumicën e njerëzve, hipertiroidizmi në periudhën pas lindjes është i përkohshëm dhe zgjidhet brenda vitit të parë pas lindjes së një fëmije.

Çfarë do të thotë nëse keni hipertiroidizëm gjatë periudhës pas lindjes?

Përjetimi i hipertiroidizmit pas lindjes është zakonisht pjesë e një gjendjeje të quajtur tiroiditi pas lindjes. Kjo ndodh kur gjëndra tiroide inflamohet pasi keni një fëmijë.

Gjëndra tiroide është një gjëndër në formë fluture në pjesën e poshtme të përparme të qafës. Ajo prodhon hormone tiroide të cilat ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit të trupit dhe garantojnë që organet të funksionojnë siç duhet.

Njerëzit që kanë tiroidit pas lindjes zakonisht do të fillojnë duke përjetuar hipertiroidizëm (shumë hormon tiroide) dhe më pas hipotiroidizëm (shumë pak hormon tiroide).

Faza ku keni shumë hormone tiroide zakonisht fillon brenda 4 muajve të parë pas lindjes dhe mund të zgjasë 1 deri në 3 muaj.

Faza ku keni shumë pak hormon tiroide zakonisht fillon rreth 4-8 muaj pas lindjes së një fëmije dhe mund të zgjasë për 9-12 muaj.

Cilat janë simptomat e hipertiroidizmit pas lindjes?

Simptomat e hipertiroidizmit pas lindjes ndryshojnë nga një person në tjetrin dhe mund të jetë e lehtë të ngatërrohen këto simptoma me lodhjen dhe ankthin që shumë njerëz përjetojnë pas lindjes së një fëmije.

Simptomat e zakonshme të hipertiroidizmit pas lindjes përfshijnë:

  • rraskapitje
  • ankth ose ndjenjë nervozizmi
  • rrahje tw shpejta tw zemrws
  • djersitje
  • periudha menstruale të parregullta
  • humbje peshe
  • lëvizjet e shpeshta të zorrëve
  • dridhjet e trupit

Çfarë e shkakton hipertiroidizmin pas lindjes?

Shkaku më i zakonshëm i hipertiroidizmit pas lindjes tek njerëzit pa çrregullime të njohura të tiroides është tiroiditi pas lindjes, një gjendje autoimune që shkakton inflamimin e gjëndrës tiroide.

Tiroiditi pas lindjes mendohet të jetë i ngjashëm me një gjendje autoimune të quajtur tiroiditi i Hashimotos. Të dyja kushtet janë të lidhura me sasi të shtuara të antitrupave anti-tiroide, të tilla si anti-peroksidaza tiroide dhe anti-tiroglobulina.

Cili është trajtimi i hipertiroidizmit pas lindjes?

Në shumicën e rasteve, hipertiroidizmi pas lindjes kalon vetë dhe nuk kërkon trajtim.

Nëse keni simptoma si rrahjet e shpejta tw zemrës ose dridhjet e trupit, mund t’ju përshkruhet një beta-bllokues për të ndihmuar në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Nëse periudha e hipertiroidizmit kthehet në hipotiroidizëm, mund t’ju duhet të merrni një ilaç oral të quajtur levotiroksinë.

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?