“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përse veza hahet vetëm në mëngjes?
Mjeku: E para, njerëzimi ka ngrënë vezë shpendësh e kafshës në çdo epokë. Në rastin e pulës, kjo e fundit nisi të bëhej pjesë e çdo shtëpie që në vitet 7,500 para Krishtit. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vaktin e mëngjesit. Romakët e lashtë e nisnin ditën duke ngrënë bukë, djathë, ullinj, sallata, vezë, fruta të thata dhe mishra të ftohtë. Ideja e të ngrënit vezë në mëngjes u rishfaq në Evropë në vitin 1620 nga mjeku Tobias Venner i cili sugjeronte se ngrënia e vezëve në mëngjes ishte një ide shumë e mirë.
Venner krijoi edhe librin e parë të recetave në botë. Një teori tjetër shpjegon se duke qenë se pulat i bëjnë vezët në të gdhirë (jo domosdoshmërisht), fermerët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i hanin ato në mëngjes. Me kalimin e viteve, evropianët e shtynë darkën në orë të vona, gjë që lindi nevojën për një vakt tjetër më të hershëm.
Kësisoj mëngjesi u kthye në një vakt të pakundërshtueshëm në fillimet e viteve 1800 dhe veza u bë protagonistja kryesore, sidomos për klasën punëtore të cilët kishin nevojë për energji, proteinë dhe yndyrë. Ndër të tjera, për klasën punëtore, veza ishte një alternativë më e lirë e proteinës që ofronte mishi që për shumë ishte i papërballueshëm.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.