MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjenetika apo stili i jetesës: Cila ndikon më shumë në mbipeshë?

23.03.2023 - 12:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjenetika apo stili i jetesës: Cila ndikon më shumë në mbipeshë?

Mjeku:Një studim i ri ka sugjeruar se gjenetika nuk është përcaktuesi kryesor kur bëhet fjalë për shanset që të shtoni peshë.

Për vite të tëra, amerikanët dhe shumë njerëz tjerë kanë besuar se ADN-ja e tyre e bën të pashmangshme për ta që të bëhen mbipeshë, transmeton Telegrafi.

Por studimi i ri tregon se stili i përditshëm i jetesës – pra jo gjenetika – e luan rolin më të madh në këtë aspekt.

Pas analizimit të të dhënave të mijëra amerikanëve, hulumtuesit kanë zbuluar se stili i jetesës është parashikues më i mirë sesa gjenetika në atë se çfarë do të ndodh me indeksin e masës trupore (BMI-në) përgjatë viteve.

Sipas tyre, gjenetika qartazi se ka ndikim, por faktorët tjerë janë më të fortë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'thonë mjekët dhe shkencëtarët

A është diabeti tip 2 gjenetik?